75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prokuroria: Dje ndaluam 6 persona

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 6  persona, si edhe janë bërë pesë  kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri  kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre  persona.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka paraqitur në gjykatën kompetente një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar një person me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”. I dyshuari është dërguar në ndalim 48- orësh.

Kurse Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24- orëve të fundit, ka ndaluar dy  persona të dyshuar dhe ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të pandehur./Indeksonline/