12:16 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prokuroria, Dogana dhe Policia flasin për arrestimin e një grupi të krimit të organizuar

Prokuroria, Dogana dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për mbajtjen e një konferencë lidhur me rastin e arrestimit të një grupi të krimit të organizuar.

“Ju njoftojmë se në orën 14:00 do të mbahet një konferencë për media në Zyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës me rastin e arrestimit të një grupi të krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

“Në konferencë për media do të marrin pjesë Prokurori i Shtetit për komunikim me media në Prokurorinë Speciale, z. Sylë Hoxha, përfaqësuesit e Doganave të Kosovës dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar”, theksohet tutje./Indeksonline/