75 Mall Live Search
22:11 / E Premte, 16 Gusht 2024 / MSH

Prokuroria e Ferizajt deklarohet për vrasjen në Bibaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin publik se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë.

I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, dhe prokurorin kujdestar, kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Për informata tjera rreth rastit, Prokuroria Themelore në Ferizaj do të iu njoftoj me kohë.