75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / S Z

Prokurorja e Hagës përfundon fjalën e saj, West: Askush s’është mbi ligjin

Prokurorja e Hagës e ka përfunduar fjalën e saj në Gjykatën Speciale.

Kryeprokurorja Kimberly West ka treguar se kanë qenë mbi 130 dëshmitarë.

“Mbi 5 mijë prova janë pranuar, 28 mijë faqe transkripte janë këtu, procesverbali është voluminoz, aty paraqitet dëshmia e më shumë se 130 dëshmitarëve që dhanë dëshmi brenda 227 ditëve të gjykimit. Gjykata ka marrë parasysh edhe dokumentet shkresore, të më shumë se 130 dëshmitarëve. Ka qenë privilegj për mua dhe zyrën që përfaqësoj të takoj shumë prej këtyre njerëzve që kanë përjetuar këto ngjarje”, tha ajo.

“Njerëz që kanë jetuar për më shumë se 20 vjet me pasojat e krimeve që kanë pësuar në mënyrë të pakuptueshme, edhe viktimat e krimeve për të cilat janë ngritur aktakuza. Zyra ime ka punuar që atyre t’u jepet llogari, këto përpjekje e procedim penal janë pjesë e parimit më të shenjtë të drejtësisë, shtetit ligjor. Shteti i së drejtës, në kohën e luftës, është më i rëndësishëm. Kanë kaluar shumë vjet dhe ata që kanë humbur pjesëtarët e familjes, kanë menduar se nuk do të kenë drejtësi, por shteti i së drejtës nënkupton që askush nuk është mbi ligjin. Edhe njerëzit më të fuqishme do të japin llogari. Ne kërkojmë bazuar në prova, të cilat vërtetojnë, kërkojmë të jepet dënimi i duhur. Faleminderit për mundësinë”, tha ajo.