Prokuroria e inicon si kanosje rastin e kërcënimeve ndaj Vehbi Kajtazit

Gazetari i njohur kosovar, Vehbi Kajtazi ka njoftuar dje në AGK mbi 100 kërcënime pas deklaratave të tij për Grupin e Kumanovës.
Pas kërcënimeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje./Indeksonline/