75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 02 Maj 2025 / Z S

Prokuroria e Pejës ndalon 131 persona gjatë tre muajve

Gjatë tre muajeve të fundit të këtij viti Prokuroria Themelore në Pejë duket se ka qenë mjaft aktive.

Nga kjo prokurori ka bërë me dije se për periudhën tremujore janar, shkurt mars, janë ndaluar gjithsej 131 persona  për vepra të ndryshme penale.

Nga Departamenti i krimeve të rënda, Departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, ka ndaluar gjithsej 131 persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ndalimit të personave  për 48 orë është 43 persona të ndaluar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin  e dukurive negative gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komform Kodit penal i Republikës së Kosovës./Indeksonline/