75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

104 aktakuza ndaj 125 personave, gjatë 24-orëve

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 104 aktakuza kundër 125 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 15 persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi./Indeksonline/