75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prokuroria e Shtetit ngrit 85 aktakuza brenda një dite

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 85 aktakuza kundër 102 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 12 persona, si edhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti “PickupCaddy”, çelësat e automjetit dhe dru të llojit ahu në sasi prej 1m³.