75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prokuroria e Shtetit deklarohet për infektimin e prokurores nga Peja

Pak më parë Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar se një prokurore nga Peja ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Nga ana e tij, Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka dhënë detaje shtesë për Indeksonline lidhur me këtë rast.

“Me Covid-19 ka dalë një Prokurore e Shtetit, kurse një pejsë e stafit që kanë pas kontakt kanë shku në vetizolim deri në daljen e rezultateve. Ndërkohë që janë pezulluar seancat, po vazhdohet puna me palë vetëm për raste emergjente”, ka theksuar ai. /Indeksonline/