Prokuroria e Shtetit ngre 96 aktakuza brenda 24-orëve
Prokurori i shtetit njofton opinionin se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë (96) aktakuza kundër njëqindenjëzet (120) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetepesë (35) persona.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si edhe ka realizuar një sekuestrim./Indeksonline/