75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / F.R

Prokuroria e Shtetit monitoron procesin zgjedhor përmes dhomës operative

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, vizitoi sot dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë vizitës, ai u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula e cila e informoi për nga afër lidhur me funksionimin, angazhimet dhe rolin e dhomës operative në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

U.D. Kryeprokurori Qalaj u njoh me punën që po zhvillohet në këtë dhomë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

“Ai falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe të gjithë stafin për përkushtimin dhe angazhimin e tyre profesional gjatë këtij procesi të rëndësishëm demokratik”, thuhet në njoftim.

Në fund të vizitës, Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo parregullsie të mundshme, me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente.