11:05 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

40 aktakuza kundër 42 personave, gjatë 24-orëve

Prokurori i shtetit ka ngritur dyzet aktakuza kundër dyzetedy personave për vepra të ndryshme penale, njofton Prokuroria e Shtetit.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë , 14 persona si edhe janë bërë dy kërkesa për cakimin e paraburgimit të pesë përsonave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve, të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale: “Organizimi i skemave piramidale”. /Indeksonline/