75 Mall Live Search
20:43 / E Premte, 15 Prill 2022 / OSH

Prokuroria flet për vrasjen e rëndë në Zllakuqan të Klinës

Një person është ndaluar pasi dyshohet për vrasjen e të riut në Zllakuqan të Klinës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante.

“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha ai.

IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.