Prokuroria franceze në konferencë për media, jep hollësi për vdekjen e çiftit nga Kosova

Prokuroria franceze në Epinal ka mbajtur një konferencë për mediat lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 26 prillit. Konkretisht, bëhet fjalë për vdekjen e dy prindërve me origjinë nga Kosova.
Frederic Nahon, prokurori publik i Epinalit dhe shefi i sigurisë urbane, Frederic Paris, folën para mediave. Sipas tyre, burri e kishte vrarë gruan e tij para se të vriste veten me të njëjtën thikë.
“Tani dimë më shumë për vdekjen e këtij çifti kosovarësh nga Epinal, trupat e të cilëve u gjetën më 26 prill, transmeton Indeksonline

Është një dyshim për pabesi që do të kishte nxitur tërbimin e burrit ndaj shoqes së tij, e cila më pas tenton të strehohet në banjë. Burri më pas detyron hapjen dhe e godet me thikë disa herë, duke përfshirë një vdekjeprurëse në bazën e qafës. Më pas ai godet veten disa herë, me të njëjtën armë dhe i jep vetes një goditje vdekjeprurëse në zemër, ku u gjet thika”.
“Plagët në parakrahin e gruas konfirmojnë se ajo u sulmua e para dhe se ajo u përpoq të mbrohej”, tha Frederic Nahon.
Të alarmuar nga të qarat, tre fëmijët e pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes zbuluan trupat e prindërve të tyre. As fëmijët dhe as një palë e tretë nuk do të kishin ndërhyrë, këtë e vërteton analiza e ADN-së e thikës.
Familja kosovare kishte katër vite që ndodhej në Francë, në gjendje të rregullt, fëmijët shkonin normalisht në shkollë.
Ndryshe, Indeksonline raportoi gjatë ditës së sotme rreth identietit të ciftit.
Bëhet fjalë për Kumrije Dervishi, e lindur më 1978 nga qyteti i Vushtrrisë dhe bashkëshortin, Shaqir Gashi, 1977 nga Dubrava e Istogut. Çifti i takon komunitetit romë. /Indeksonline/