Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale e Britney Spears

Prokurorja e Ventura ka thënë se nuk do të bëj asnjë veprim kundër Britney Spears pasi ajo u akuzua nga kujdestarja e shtëpisë për sulm ndaj saj.
Do të kishte pak prova dhe kujdestarja e shtëpisë nuk kishte prova që dëshmonin lëndimet serioze, transmeton Indeksonline.
Avokati i Britney, Mathew Rosengart, u përgjigj në këtë vendim.
‘Siç thashë më parë, kjo nuk ishte as më pak e as më shumë se një histori e dalë jashtë kontekstit. Këtu kemi të bëjmë me një histori të trillosur. Punëtorja nuk do të kishte kaq shumë vëmendje nëse nuk do të ishte përfshirë një personazh i famshëm si Britney. Çdokush mund të akuzojë dikë për diçka, por kjo shkoi shumë larg dhe ne jemi mirënjohës që prokurori mori vendimin e duhur. Fatkeqësisht mediat ende nuk kanë mësuar asgjë nga e kaluara ku Britney përfolej shumë pa bërë asgjë. Shpresojmë që ata tani do ta respektojnë më shumë’ përfundoi ai./Indeksonline/