75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 26 Mars 2023 / AR

Prokuroria jep detaje për zjarrin që kaploi IML-në

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmë u përfshi nga zjarri.

Lidhur me këtë incident, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë relevante.

I njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, si dhe ka lëshuar autorizime të ndryshme për ndriçimin e shkaqeve të këtij incidenti.

“Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve, andaj në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.