75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 28 Maj 2026 / KV

Prokuroria jep detajet e fundit për vrasjen në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar opinionin publik se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Sipas njoftimit, si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë (thikë), një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar për krime të rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.