Prokuroria kërkon burg për tetë udhëheqësit e Katalonisë
Prokurorët në Madrid kanë kërkuar burgosje për tetë udhëheqësit e Katalonisë të cilët kanë përkrahur referendumin dhe shpalljen e pavarësisë së rajonit të Katalonisë.
Kjo u kërkua sot kur ata u paraqiten në Gjykatën e Lartë të Spanjës me kërkesë të qeverisë së Madridit, transmeton Indeksonline.
Në anën tjetër, kryesuesi i Katalonisë, Carles Puigdemont dhe katër të tjerë nuk janë paraqitur në Gjykatë, pasi Puigdemont po qëndron në Belgjikë./Indeksonline/