Prokuroria kërkon dënimin me burg të dy mjekëve të akuzuar për vdekjen e ish-gruas së Alban Hoxhës
Pas më shumë se një dekade, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët e akuzuar për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha.
Haka humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, gjinekologu Petrit Rexhepi të dënohet me 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, dënimi të pezullohet dhe ai të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
Po ashtu, organi i akuzës kërkon pezullimin e licencës së tij për 5 vite, gjatë të cilave nuk do të lejohet të ushtrojë profesionin e mjekut, raporton tch.
Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba, Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg, si dhe pezullimin e licencës për 5 vite.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 10 nëntor, ku të dy mjekët do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes para trupit gjykues.

