Prokuroria kërkon katër vite suspendim për Paul Pogban

Prokuroria Kombëtare Anti-Doping ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh për Paul Pogba, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Krejt kjo pasi futbollisti i Juventusit akuzohet për doping, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që francezi rezultoi pozitiv për testosteronin sintetik në testin e kryer nga laboratori antidoping në Romë pas ndeshjes Udinese-Juventus, të luajtur më 20 gusht.
I pezulluar si masë paraprake më 12 shtator, mesfushori i Juventusit rezultoi pozitiv edhe në kundër-analizën, rezultatet e së cilës u morën më 6 tetor.
Kërkesa katërvjeçare korrespondon me sanksionin e parashikuar për doping nëse nuk ka marrëveshje për pranimin e fajësisë: me sa duket lojtari do të kishte refuzuar atë që do ta mbante larg nga fusha për dy vjet. Pogba më pas do të shkojë në gjyq përpara Gjykatës Kombëtare Anti-Doping./IndeksOnline/