Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, dhunoi në banesen e tij një 14 vjeçare
 
				Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.M.- komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria,ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji shtator e deri më datën 27 tetor 2025, rreth orës 02:00, në mesnatë, në Ferizaj, saktësisht në banesën e të pandehurit, i njëjti F.M., në vazhdimësi e ka dhunuar- keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 14 vjeçe, me këtë kishte për të kryer veprën penale në vazhdim “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
I pandehuri F.M., që nga data 31 Tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur./Inderksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                