Prokuroria kërkon paraburgim për personin që rrahu nënën dhe gruan
Prokuroria kërkon paraburgim për personin që rrahu nënën dhe gruan
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.S., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Hoqë e Madhe, komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tij, ku në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, P.S., e ka goditur dhe rrëzuar atë, përderisa ka ndërhyrë nëna e tij, duke tentuar ta ndalojë të pandehurin i cili ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte goditur me një mjet të fortë edhe nënën, R.S.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri K.S., ka kryer veprën penale “ Sulmi”, nga neni 187 paragr3. Lidhur me parag.1 të KPRK-së.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.