Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarve për falsifikim parash
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për
Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për
caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, R.K. dhe E.K., ndërsa
ndaj dy të pandehurve E.G. dhe M.V. kërkesë për caktimin e masës së arrestit
shtëpiak për shkak se secili veç e veç kishin për të kryer vepër penal
“Falsifikimi i parasë”, nga neni 302, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në
drejtim të kësaj vepre penale, ndaj katër të pandehurve të lartcekur, për shkak
se deri me datën 20 janar të vitit 2019, dy të pandehurit R.K., dhe E.K, kanë
prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara ndërsa dy të pandehurit
tjerë, E.G dhe M.V., edhe pse ishin në dijeni nuk e kanë raportuar veprën
penale në polici.
Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit
të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.