Prokuroria kërkon paraburgimin e të miturit për kontrabandimin e pesë personave me shtetësi kineze

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit të të miturit, për shkak të dyshimit të veprës penale: “Kontrabandimi me migrantë” sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria,ekziston dyshimi i bazuar se më 21.10.2025 rreth orës 20:20, në fshatin Seqishtë, Komuna Hani i Elezit, saktësisht te vendi i quajtur parku memorial “Bllaca 99”, i mituri me qëllim të kontrabandimit të migrantëve, ka organizuar-kontrabanduar kalimin e jashtëligjshëm të migrantëve, saktësisht pesë (5) persona me shtetësi kineze, duke kaluar vijën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut, në atë mënyrë që, i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Republikës së Serbisë, dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20,00 euro, e më pas i merr personat në fjalë nga shteti i Serbisë hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri tani i panjohur dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon në drejtim të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, saktësisht te vija kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, ku aty nga njësiti patrullues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur të ndalojnë që të gjithë dhe ti shoqërojnë në stacionin policor kufitar rajoni lindje-Kaçanik, ku i mituri edhe është arrestuar, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 të KPRK-së.
I mituri që nga 21 tetori 2025, me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 24-orësh për veprën penale të lartëcekur.
Kujtojmë se Indeksonline ka raportuar sot ekzkluzivisht për këtë rast.