75 Mall Live Search
15:17 / E Hënë, 07 Prill 2025 / S Z

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarin kryesor për rrahjen e biznesmenit në Istog

Sot është arrestuar Naser Rraci, si i dyshuari kryesor për përfshirjen në rastin e rrahjes së biznesmenit në Istog ditë më parë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për “Indeksonline” se i dyshuari i dytë , i cili është dhe i dyshuari kryesor për rrahjen e biznesmenit është arrestuar sot.

Nikçi tha se ai akuzohet për lëndim të rëndë trupor dhe përdorim të armës.

Ndërsa pohoi se i arrestuari tjetër Leotrim Musliu, i cili është arrestuar ditë më parë është ndaluar për 48 orë. Sipas tij Musliu e ka pranuar fajësinë dhe se ai ka qenë  vetëm pjesmarrës në këtë rast.

“Është ndaluar 48 orë dhe ndaj tij s’ka ndonjë kërkesë, sepse ka qenë vetëm pjesëmarrës në rrahje dhe e ka pranuar fajësinë“, tha Nikçi. /Indeskonline/