75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 11 Tetor 2024 / k.v

Prokuroria konfirmon shpërthimin në Pejë ku vdiq një person

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Pejë si pasojë e një shpërthimi të një autocisterne.

IndeksOnline raportoi se viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarës derisa autoritetet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

“Po mund të konfirmoj se një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes aktualisht janë ekipet e zjarrfikësve, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë zëdhënësi Shkodran Nikçi.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 9 e 15 minuta në dalje të Pejës./IndeksOnline/