Prokuroria konfirmon vrasjen e një gruaje dhe burri në Stanoc

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Stanoc të Vushtrisë.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat e shumta policore. Një burrë dyshohet se ka vrarë një grua dhe pastaj edhe veten.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Dyshohet se fillimisht burri e ka vrarë gruan pastaj vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, tash pritet intervistimi i dëshmitarëve”, tha Preteni.
Indeksonline do të ju mbajë të iformuar lidhur me këtë rast./Indeksonline/