75 Mall Live Search
18:27 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Prokuroria kosovare dhe ajo e Gjermanisë po hetojnë ‘Call Center’ në Prishtinë e Ferizaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria e Gjermanisë e Landit Saarland, bashkë me prokurorinë kosovare janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura ‘Call Center’ në qytetin e Prishtinës dhe atë të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

“Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpërlarje parash”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Për operacionin në fjalë Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht duke theksuar se në të po marrin pjesë edhe afro 14 policë gjermanë./Indeksonline/