75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prokuroria liron policin e dyshuar për rrahjen e bashkëshortes

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka liruar policin Sh.F. i cili ishte arrestuar para disa ditës nën dyshimin se kishte rrahur gruan e tij.

Sipas Kryeprokurorit Imer Beka, prokurori i rastit e ka vlerësuar se nuk ka arsye për kërkesë për paraburgim për policin e dyshuar.

“Prokurori i cili kishte lëndën e ka vlerësuar se nuk ka arsye për kërkesë për paraburgim, por procedura penale ndaj të njëjtit vazhdon tutje” tha Beka për Indeksonline.

Javën e kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e njërit polic të stacionit policor në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se është i përfshirë në një rast të dhunës në familje.