75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 18 Tetor 2022 / AR

Prokuroria mban konferencë për rrëmbimin e Bedri Rexhepit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e rrëmbimit të Bedri Rexhepit.

Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e Rrëmbimit të B.R., të njohur në opinionin publik.

Në këtë konferencë do të prezantojë prokurori i rastit.

Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së.