09:00 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria mbyll hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënësve D.K dhe A.d, të cilat kishin kryer vetëvrasje gjatë muajit maj të këtij viti.

Sipas njoftimit të tyre, pas zhvillimit të veprave hetimore intensive, Prokuroria ka ardhur në përfundim se vdekja e dy nxënësve, të cilat ishin shoqe klase, nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminueuese të personave tjerë.

“Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, më datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve  D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Prokurori i Shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj., dhe nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, D.K femër e moshës së re ishte hedhura nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës më 8 maj të këtij vitit, rreth orës 01:00 të natës.

Ndërsa, disa ditë më vonë, më 25 maj, Alketa Dakaj e cila ishte shoqe e klasës me D.K kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ndërtesa 8 katëshe në Prizren. Disa ditë më pas, edhe një vajzë tjetër, e po të njëjtës klasë kishte tentuar të kryej vetëvrasje, mirëpo, sipas Prokurorisë ajo nuk cilësohej si rast i ndërlidhur me dy rastet e mëparshme dhe se personi në fjalë ka qenë disa herë më parë në observim te psikologu.

Hetimet patën nisur, pasi personat e afërt të dy shoqeve patën thënë se vetëvrasja e tyre në ditë të afërta mund të kishin ndërlidhje./Indeksonline/

Foto: Alketa Dakaj