13:59 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

Prokuroria me hetime për ndërtimet pa leje pranë Batllavës, reagon Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se e pranon dhe i gëzohet vendimit të Prokurorisë për hetimin e ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Batllavës.

“Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës.

I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje” ka shkruar Bulliqi në facebook.

Tutje, ai ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë, për të zbardhur të vërtetën.

“Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zonë” shtoi Bulliqi.

Deklarata e tij vije pak pasi Prokuroria njoftoi se do të ketë hetime mbi këtë rast.

Prokuroria e Prishtinës ndërkohë ka filluar shqyrtimin e pretendimeve të ish-drejtorit të inspekcionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, i cili ka deklaruar se kryetari Shpejtim Bulliqi ka tentuar ta pengojë në kryerjen e punës së tij.