75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / k.v

Prokuroria në Gjakovë gjatë vitit 2021 ka ngritur 148 aktakuza

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore janar-dhjetor 2021, ka ngritur 148 (njëqindedyzetetetë) aktakuza, kundër 148 (njëqindedyzetetetë) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

Si dhe, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.