Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj një personi për tentim vrasjen në fshatin Brekoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi.
Ai është i dyshuar për tentim vrasjen e 20 dhjetorit në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku një person kishte mbetur i plagosur, shkruan Indeksonline/
Aktakuza është ngritur për veprat penale “Vrasja ne tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet P.B., me datë 20.12.2024, rreth orës 09:30 minuta, rruga “D” Brekoc – Gjakovë, me dashje dhe me armë zjarri ka tentuar të privojë nga jeta këtu të dëmtuarin Gj.B, ashtu që si shkak i një mosmarrëveshje pronësorë të mëhershme, e cila mosmarrëveshje ka vazhduar edhe ditën kritike, kur i dëmtuari shkon të bisedoj më të pandehurin që të merren vesh, pasi të njëjtit takohen tek rrethoja e oborrit të pandehurit, fillimisht fjalosen dhe për një moment i pandehuri nxjerr nga brezi pistoletën e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm, kur i dëmtuari i vëren armën të pandehurit fillon të largohet me vrap, e gjatë ikjes i pandehuri nga prona e tij, hip në themelin e rrethojës e mbi rrethojë në një distancë rreth 3 metra shtënë në drejtim të dëmtuarit, ku e godet në regjionin e poshtëm të shpinës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Indeksonline/