75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 16 Mars 2026 / P M

Prokuroria e Gjakovës për vrasjen: I dyshuari është identifikuar, ai është në arrati

Prokuroria në Gjakovë kanë bërë të ditur se tashmë është identifikuar dorasi për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tjetrit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

“Është iniciuar rast për veprën penale? “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai zëdhënësi i Prokurorisë së Gjakovës, Dren Domi.