Prokuroria në Gjilan: Brenda një jave, 13 persona të ndaluar
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 persona, për shkak të dyshimit të veprave penale: ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, si dhe ‘’Zjarrëvënie’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 5 persona të dyshuar, për shkak të veprave penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Grabitje’’, të KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 persona të mitur, për shkak të dyshimit të veprave penale: ‘’Grabitje’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së.
Prokuroria, për të gjitha rastet brenda afateve ligjore, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/