Prokuroria në Serbi hedh poshtë padinë e Rada Trajkoviqit kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit
Politikanja nga Kosova e kishte paditur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovë, Marko Gjuriq.
Ajo i pati me arsyetimin se e kanë rrezikuar sigurinë e saj personale me deklaratat e tyre publike pasi që kjo kishte dëshmuar në prokurorin e Republikës së Kosoves rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, transmeton Indeksonline.
Megjithatëe prokuroria në Serbi e ka hedhur poshtë padinë ndaj Vuçiqit dhe Gjuriqit, ka deklaruar Trajkoviq për gazetën beogradase Danas. /Indeksonline/