Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari, L.M, për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.
L.M po akuzohet nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Ai akuzohet se më 29 maj të vitit 2023 në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

