75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 17 Tetor 2025 / KV

Prokuroria ngre aktakuzë për “Kanosje” ndaj një personi nga Shterpca

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.F., Komuna Shtërpcë, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale: “Kanosja” sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, Komuna Shtërpcë, i pandehuri me dashje, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit dhe përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, hynë brenda pronës së të dëmtuarit, fillon duke bërtitur dhe e kanos me fjalët se “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”, me ç’rast si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.