75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / P M

Prokuroria ngre aktakuzë për tentativë vrasjeje, në Vushtrri

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë  ndaj të pandehurit me iniciale Sh.B., për shkak të veprave penale: “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

I pandehuri akuzohet se më 27 nëntor 2025 në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij me dashje ka tentuar ta privonte të dëmtuarën e mitur E.V., dhe M.V., ashtu që porsa kanë hyrë në oborrin e të pandehurit, ai me pushkën e tij gjysmautomatike ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve, me ç`rast është plagosur e mitura E.V., në regjionin e shpatullës së majtë.

I pandehuri, po ashtu akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më 27 nëntor 2025, në shtëpinë e tij ka mbajtur pushkën gjysmë automatike, në shkelje me ligjin e zbatueshëm për armët në Republikën e Kosovës nr. 05/L-22, me çrast arma dhe dhjetë (10) fishekë i janë konfiskuar nga policia.

Po ashtu, si pasojë e të shtënave me armë nga i pandehuri, nga predhat është goditur një automjeti në pronësi të  I.B., dhe është një dritare me roleta në banesën e pronarit L. SH.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta  shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.