75 Mall Live Search
17:53 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Z S

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën penale Vrasje e rëndë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë.

I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.

Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë./Indeksonline/