75 Mall Live Search
15:59 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / MSH

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për pastrim parash

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në kryeqytet, kundër dy personave, të cilët dyshohet të kenë kryer disa vepra penale, ndër të tjerash, edhe pastrim parash.

B.N. dhe A.N., janë dy të pandehurit ndaj të cilëve është ngritur aktakuza.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me inicialet B.N. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale, nga neni 333, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Gjithashtu, i pandehuri me inicialet B.N, së bashku me të pandehurin A.N, akuzohen për veprën penale ‘’Pastrimi i parasë, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës e lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit” thuhet tutje në njoftim.