75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Prokuroria nis hetimet për 26 vjeçarin që ra nga konviktet

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka filluar të ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim për medie, zyra për komunikim  e kësaj prokurorie.

Ndryshe ditën e djeshme një 26 vjeçar u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7, ku si pasojë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente.