Prokuroria nis hetimet për kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, në Kosovë
Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për dyshimet për kurdisje në futbollin e Kosovës.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjell të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të nisin hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, tha në njoftim Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Kosovës./Indeksonline/