Prokuroria nis hetimet për shpërthimin e djeshëm të bombolës së gazit në Ferizaj ku mbetën të lënduar 44 persona

Prokuroria Themelore e Ferizajt, Departamenti për krime të rënda, njofton opinionin publik se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restorantin “Steak House” në Ferizaj, ku si pasojë e tij mbetën të lënduar dyzetekatër (44) persona.
Siç theksohet në komunikatë “Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërsa është bërë e ditur se prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë çuar deri në ngjarjen tragjike.