13:18 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Prokuroria: Kemi ndaluar 12 persona gjatë 24-orëve

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Prokuroria Themelore e Pejës, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh. Prokuroria Themelore e Gjilanit, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh.