75 Mall Live Search
10:49 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / MSH1

Prokuroria propozon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për sulmin në Banjska

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Blagoje Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviqin.

Prokurori Naim Abazi ka kërkuar nga trupi gjykues që Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq të dënohen përjetësisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit të 2023-s, që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

“Vendimi i vetëm proporcional në përputhje me peshën e veprës penale është burgimi i përjetshëm”, deklaroi Abazi, shkruan IndeksOnline.

Ky konstatim i prokurorit ka shokuar të akuzuarit, por jo edhe të pranishmit e tjerë.

Në fjalën përfundimtare që po thuhet sot, prokuroria ka prezantuar edhe disa dëshmi të papara më herët, ku shpërfaqet sulmi famëkeq dhe arrestimi i të dyshuarve në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/