11:34 / E Hënë, 03 Prill 2023 / B O

Prokuroria publikon dëshminë e Rexhep Selimit – flet për Bashotën, Thaçin e Krasniqin

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka publikuar një pjesë të intervistës që Rexhep Selimi, kishte dhënë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë intervistë të Selimit me ZPS-në, ai flet për komunikatat e shkruara dhe gjithashtu emërimin e Jakup Krasniqit si zëdhënës.

“Me komunikatat është marrë Sokol Bashota, por ato janë përpiluar me programin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, të quajtur Zëri i Kosovës. Në prill të vitit 1998, ne kemi emëruar zëdhënës i cili është marrë me komunikatat, i cili ka qenë Jakup Krasniqi. Në ndërkohë i suportuar nga Hashim Thaçi që ka pasur detyrë të komunikimit me opinionin”, thuhet në këtë video.

Gjithashtu janë publikuar edhe intervista të ndryshme të Fatmir Limajt e Sahit Jasharit në kohën e luftës, ku ata flasin për strukturën e UÇK-së.