Prokuroria pushon hetimet ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së

Prokuroria Themelore e Prishtinësi ka pushuar pjesërisht hetimet ndaj dymbëdhjet zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Në gusht të vitit të kaluar prokuroria kishte njoftuar se ka arrestuar 12 zyrtarë të ATK-së dhe një biznesmen me dyshimet se kishin kryer vepërn penale “Mashtrim në detyrë” .
Në aktvendimin e prokurorisë të cilin e ka siguruar Indeksonline thuhet:
“PUSHOHET PJESËRISHT HETIMI, i filluar sipas Aktvendimit për fillim të hetimit PP. II. Nr. 1905/21 të datës 24.03.2023 dhe i zgjeruar sipas Aktvendimeve PP. I. Nr. 169K/23 të datave 09.01.2024 dhe 28.05.2024, kundër Adil Paccarizit, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Lisjeta Krasniqi Fejzullahu, Masar Zenullahu, Milaim Berisha , Muhamed Rafuna, Murtz Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica , Isen Lipovica, Besim Batatina, Bedri Batatina,Feim Pulaj.
Sipas aktvendimit të prokurorisë të siguruar nga Indeksonline, PROCEDURA PENALE DO TË VAZHDOJË ME NGRITJEN E AKTIT AKUZUES kundër të pandehurve Feim Pulaj, për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 i KPRK-së dhe Bedri Batatina, për shkak të veprës penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, nga neni 308 i KPRK-së.
A r s y e t i m 1.
Historiku i çështjes: Prokuroria Themelore në Prishtinë, fillimisht Departamenti i Përgjithshëm i kësaj Prokurorie, pas disa veprimeve paraprake, më dt. 27.04.2021 ka pranuar nga Administrata Tatimore e Kosovës/DHTI, kallëzimin penal me numër të dosjes DHTI-167/20, të dt. 26.04.2021, kundër të dyshuarve Feim Pulaj, Besim Batatina dhe Bedri Batatina, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi dhe Shmangia nga tatimi. Kjo lëndë në Prokurori, ishte regjistruar me numër të lëndës PP. II. Nr. 1905/21. Pas pranimit të kësaj lënde, Prokurori i Shtetit i mëparshëm, më dt. 24.03.2023, kishte marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre të pandehurve të lartcekur, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi në bashkëkryerje nga neni 284, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi në bashkëkryerje nga neni 307, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit i mëparshëm në Departamentin për Krime të Rënda, më dt. 10.01.2024, ka pranuar kallëzimin penal me numër DHKEK-2023-KE-337, kundër Feim Pulaj, Bedri Batatina dhe Besim Batatina, si dhe inspektorëve të ATK-së Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Lisjeta Krasniqi Fejzullahu, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamed Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica dhe Isen Lipovica, për shkak të veprave penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 i KPRK-së, Mashtrimi në detyrë nga neni 419 i KPRK-së, Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga neni 284 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit, më dt. 09.01.2024, ka marrë Aktvendim për zgjerimin e hetimeve, ndaj të pandehurve Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Lisjeta Krasniqi Fejzullahu, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Mashtrimi në detyrë nga neni 419, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndaj të pandehurve Feim Pulaj dhe Bedri Batatina, secili veç e veç për veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308, par. 3 lidhur me par. 1 të KPRK-së, si dhe ndaj të pandehurve Feim Pulaj, Bedri Batatina dhe Besim Batatina, për
“Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”,, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi” dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milion euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Prishtinës.
Ky është aktvendimi i plotë: