10:27 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prokuroria, sot, do të kërkojë 12 vjet burgim për Saimir Tahirin

Tahiri sot do të paraqitet në gjykatë ku edhe do të paraqitet kërkesa e prokurorisë për dënimin e tij.

Mësohet se ndaj Saimir Tahiri prokuroria do të kërkojë 12 vjet burgim, me akuzën e “korrupsionit të zyrtarëve të lartë”.

Nëse gjendet fajtor me këtë akuzë, Tahiri mund të dënohet me 8 vjet burgim për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.